Stresi dhe Keisi janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre është bërë si një tenelovelë spanjolle me zënka, ndarje, bashkime përsëri ndarje dhe përsëri bashkime.
Mirëpo, reperi ka ditur si të mbyllë gojët e liga pasi herë pas here ka publikuar foto ku shpreh dashurinë për partneren e tij bukuroshe, Keisin.
Së fundmi ai ka ndarë një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes.
Ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me një filtër Snapi.
Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.
“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”– shkruan reperi.