Sevilla kanë marrë zyrtarisht Andre Silvan në huazim nga Milani me një opsion blerje përfundimtar në fund të sezonit.
Reprezentuesi i Portugalisë fluturoi sot drejt Spanjës u përshëndet në hotel nga drejtori i Sevillas, Joaquin Caparros.
“Në moshën 22-vjeçare, Andre Silva është një prej sulmuesve më premtues në futbollin evropian, së pari duke bërë përparimin e tij me Porto në sezonin 16/17 kur ai shënoi 16 gola në 32 ndeshje të ligës”.
“Ai do të shënonte 24 gola në 58 ndeshje për klubin, duke e bërë atë një anëtar kyç të skuadrës portugeze – 12 gola në 26 ndeshje – dhe duke e çuar atë në një transferim te AC Milan”.
“Për skuadrën italiane, pavarësisht se nuk i është ofruar vazhdimësia që dëshiron, Silva ka arritur 10 gola në 40 paraqitje (me vetëm 18 si titullar).
“Andre Silva bëhet nënshkrimi i shtatë i klubit në sezonin 18/19”, mbyllet komunikata e klubit spanjoll.