Ermal Mamaqi dhe Ylli Limani, dy nga figurat më të njohura dhe të pëlqyera në estradë aktualisht, u gjendën përballë njëri tjetrit në mënyrë virtuale. Të dy ishin pjesë e emisionit të së dielës në ATV.
Ylli Limani u përball me disa pyetje mjaft pikante dhe thumbuese të drejtuara nga Ermal Mamaqi. Ylli i përballoi me një sportivitet që e karakterizon dhe kështu i lejoi fansat të dijnë diçka më shumë rreth tij dhe jetës së tij në këto momente.
Gjithashtu Ylli ceku pak edhe disa plane rreth së ardhmes ku u shpreh se ishte mjaft optimist.
Për më shumë ndiqni videon: