Ishte surprizë bashkëpunimi në mes të Danit dhe Labit, madje askush nuk e priste një perlë të tillë muzikore, shkruan Onair
Këngëtarët nuk kanë shumë kohë që e kanë publikuar projektin e tyre me titull “Falem” dhe kanë arritur që të sigurojnë miliona klikime. Kënga është punuar nga Irkenc Hyka dhe Petro Xhori.
Tashmë është e dëshmuar që projekti i përbashkët i Danit dhe Labit është mision i suksesshëm në diskografinë shqiptare, shkruan Onair
E këtë mund ta masim akoma më shumë me klikimet e shumta që po merr kjo këngë, duke u nisur nga fakti që shikimet janë bërë matës i suksesit.
Një këngë që flet për një dashuri që nuk pati fund të lumtur, dhe një kërkim falje por pa sukses, e interpretojnë më së miri Dani dhe Labi, dyshja që kanë thyer rekorde të degjueshmërisë/ONAIR