Labinot Tahiri listohet në mesin e këngëtarëve shumë të dashur që ka arritur gjithmonë të sjell projekte muzikore që gjithmonë arrijnë rekorde të dëgjueshmërisë, shkruan OnAir
Ai nuk ka shumë kohë që në bashkëpunim me produksionin Ximi ka publikuar albumin me titull “Faleminderit për ditët e mira” dhe në këtë album ai ka vendosur që të listojë edhe projektin muzikor me titull “Ishalla Zoti ta kthen”.
Kënga flet për një histori dashurie të mbushur me gënjeshtra dhe tradhti.
Rikujtojmë që Labi ka publikuar edhe dy klipe, atë me titullin “Faleminderit për ditët e mira” dhe “Bomerang”./OnAir