Është coveri i dytë që këngëtarja Vjollca Selimi po sjell në treg, bëhet fjalë për këngën e kënduar nga shumë këngëtarë por që duhet ta dëgjoni nga zëri i Vjollca Selimit, shkruan Onair
“Te kalaja” e ka sjellur këngëtarja në versionin e saj e si duket me tu lansuar në treg ka filluar të pëlqehet shumë nga të gjithë fansat e saj. Edhe ky cover është publikuar nga produksioni Vizioni Libonia.
Mos e humbisni një vokal si i Vjollca Selimi zbukuron çdo këngë./Onair