Motrat Mustafa padyshim që e kanë siguruar vendin e vet në estradën shqiptare falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm ndaj muzikës, shkruan OnAir
Madje këngëtaret e njohura gjithmonë kanë arritur që tregut muzikor shqiptar t’i dhurojnë hite të padiskutueshme.
Pikërisht sot ato kanë vendosur që të surprizojnë ndjekësit e tyre me një këngë të re me titull “Luni teze, luni halla” e cila do të publikohet në ora 18:00 në kanalin zyrtar të Motrave Mustafa në YouTube.
Edhe kjo këngë pritet që të ketë suksesin e njejtë si edhe të gjitha projektet e Motrave Mustafa./OnAir