Kënga “Si dikur”, bashkëpunim midis Shkenda Dubova dhe Rikit është pritur mjaft mirë nga audienca, shkruan OnAir.
Tregues i suksesit të këtij projekti janë jo vetëm shpërndarjet në rrjete sociale, por edhe klikimet në videon e këngës. Për të folur rreth këtij projekti në emisionin “Studio A” ishin të ftuar të dy artistët, Riki në studio si edhe Shkenda Dubova nëpërmjet një lidhjeje direkte.
Për Shkendën ky projekt gjithashtu shënon edhe një rikthim të sajin në skenën muzikore pas një periudhe pauze. Ajo tregon se për të ishte një projekt mjaft i veçantë dhe shumë i menduar. Shkenda tregon se ndër shtysat më të mëdha për këtë rikthim kanë qenë personat të cilët i kërkonin me ngulm projekte të reja. Gjithashtu ajo tregon se si Rikin e pikasi që nga një intervistë në një emision ku ai ishte i ftuar.
Nga ana e tij, Riki tregon se ky bashkëpunim e ka ndihmuar mjaft për të zgjeruar kontaktet me personat e duhur. Ai shprehet se qëllimi i tij nuk është depërtimi me një këngë në tregun muzikor, por krijimi i një emri të rrespektueshëm. Kjo është edhe arsyeja se përse ai është mjaft përzgjedhës për personat me të cilët ai bashkëpunon.
Intervistën e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: