Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Shyhrete Behluli listohet në mesin e këngëtareve ikona të muzikës shqiptare dhe me secilin projekt të publikuar ka arritur rekorde të shikueshmërisë, shkruan OnAir
Rrugëtimin e sukseseshëm e ka pasur edhe bashkëpunimi i saj me reperin Gold Ag me projektin muzikor me titull “Vëlla e motër”.
Ky bashkëpunim i publikuar në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia në YouTube ka arritur mbi 43 milionë klikime, duke u listuar kështu në mesin e këngëve më të klikuara shqiptare.
Rikujtojmë që këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e saj me vajzën Engjëllusha Salihun dhe po thyejnë rekorde./OnAir