Këngëtarja e mirënjohur e skenës muzikore shqiptare Shyhrete Behluli para pak kohësh ka prezantuar projektin e saj “Jam shqiptar”, me të cilën këngëtarja ka bashkëpunuar me artistin turk Sinan Akçıl, shkruan OnAir.
Projekti është i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është xhiruar në Turki.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruajtur Fatmir Muja së bashku me Sinan Akçıl, orkestimin Mustafa Ceceli , ndërsa pjesën me çifteli është përkujdesur Fatmir Makolli – Miti Geci.
Kjo këngë deri më tani ka arritur më shumë se 4 milionë klikime.
Videoja e veçantë e kësaj këngë i është besuar produksionit të suksesshëm VizionMedia./OnAir