Ajo është këngëtarja më e dashur për publikun.
Shyhrete Behluli ka publikuar një fotografi për të cilen ka ndjerë nostalgji.
E veçanta e kësaj, fotografie është se këngëtarja ia ka bërë ngjyrat bardhë e zi, kështu duke e kujtuar kohën kur dominonin fotografitë me këto dy ngjyra. “Nostalgji per fotot bardhezi!”, ka shkruar këngëtarja poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.
Këngëtarja në këtë imazh shfaqet mjaft e lumtur afër bashkëshortit të saj. kujtojmë se, Shyhrete Behluli dhe Learta në muajin maj kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “Për ty Nexhmije”. Ky projekt është publikuar në ditëlindjen e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe për kohë rekord ka kapur miliona klikime në YouTube./OnAIR