Ka vetëm dy ditë që është publikuar projekti më i ri nga Shyhrete Behluli dhe vajza e saj e njohur tanimë për publikun Engji, projekt ky që dyshja vendosën ta titullojnë “Çika e Hastretit”, shkruan Onair
Me tu lansuar në treg ky projekt ka nisur rrugëtimin drejt suksesit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhen bashkë dy emra të cilat jemi mësuar të na sjellin vetëm hite.
Kënga “Çika e Hastritit” deri më tani ka arritur të kap shiifrën prej gjysmë milioni. Vërtetë edhe ky projekt po del të gëzoj fatin dhe suksesin e projekteve paraprake që nënë e bijë kanë./Onair