Shqipe Abazi para pak kohësh ka sjellur në tregun muzikor këngën “Unë jam ajo”, shkruan OnAir.
Kjo këngë e cila i referohet dashurisë nuk duhet humbur pa u dëgjuar.
Ky projekt është realizuar edhe me anë të videoklipit ku këngëtarja duket tejet bukur. Zëri i saj unik e ka bërë që kjo këngë të jetë edhe më e veçantë.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruajtur Kreshnik Avdiu, muzikën dhe orekstimin Wirusi.
Kjo këngë ka arritur mijëra klikime.
Tanimë kjo këngë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube produksioni Arboni, apo në videon e listuar më poshtë./OnAir