Këngëtarja Shqipe Kastrati është njëra nga këngëtaret më të dashura të muzikës së mirëfilltë popullore, shkruan OnAir.
Këngëtarja ka vite që jeton dhe vepron larg trojeve shqiptare.
Andaj për të gjithë mërgimtarët Shqipe Kastrati vendosi të vijë me një këngë dedikuar të gjithë atyre që kanë lënë vendin për një jetë më të mirë.
“Jam shqiptare në mërgim” mban titullin kënga më e re nga vokali i mrekullueshëm i Shqipe Kastratit andaj nuk duhet humbur pa dëgjuar./OnAir