Yllka Kuqi, përveçse e njohur për këngët e saj, gjithashtu njihet edhe për faktin se thuajse gjithnjë ka qëndruar larg skandaleve, shkruan OnAir.
Vetëpërmbajtja duket se e ka karakterizuar edhe gjatë moshës së adoleshencës, moshë kjo që njihet për rrebelizma të ndryshme.
Gjatë intervistës në emisionin “8a8”, këngëtarja tregon se ka qenë gjithnjë e matur me veprimet e saj. Gjatë periudhës së gjimnazit ajo tregon se është marrë me aktivitete të shumta si edhe i ka kushtuar shumë kohë mësimeve. Të gjitha këto nuk i kanë lejuar asaj kohë të lirë për të bërë rrebelizma.