Mihrije Braha është një ndër emrat më të dashur të muzikës, shkruan OnAir.
Përveçse një këngëtare mjaft e suksesshme ajo gjithashtu ka dhe një familje mjaft të shëndetshme me bashkëshortin dhe djalin e saj. Për emisionin “No Filt”, këngëtarja shprehet se pikërisht jeta që ajo ka aktualisht është ndër ëndrrat më të mëdha që ajo ka pasur gjithnjë.
Pavarësisht se ka arritur të realizojë qëllimet e saj në jetë, Mihrije shprehet se ende i ka mbetur një ëndërr që nuk i është realizuar. Ajo tregon se ka të bëjë me diçka shumë herë më të madhe se sa ajo dhe familja e saj, por nuk dëshironte të ndante më shumë detaje me publikun. Pavarësisht kësaj ajo u shpreh se është duke punuar për realizimin e kësaj ëndrre dhe kur të jetë bërë realitet atëherë do tregojë edhe më shumë.