Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo publikoi projektin e saj më të ri të titulluar “Aventura”. Publikimi i këtij projekti u shty për thuajse një vit për shkak të pandemisë, por tani që është lansuar duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.
E teksa është duke shijuar suksesin e këtij projekti, duket se Ronela nuk ka ndërmënd të ndalet. Me anë të një postimi në Instagram ajo tregoi se projekti i saj i radhës do të titullohet “Alo alo” dhe do të publikohet në Qershor.
“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj teksa tregon se si do të duket në këtë videoklip.
View this post on Instagram