Cristiano Ronaldo thotë se ai u bashkua me Juventusin për ta fituar Ligën e Kampionëve, nëse jo këtë vit, vitin e ardhshëm apo vitin pas tij.
Ronaldo e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në karrierën e tij, ndërsa shprehet i gatshëm që të ‘luftojë’ për t’ia shtuar koleksionit të tij edhe një me Juven
“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin”.
“Ne do të përqendrohemi në këtë, me shokët e mi, por pa fiksim mbi të. Ne do të shkojmë hap pas hapi dhe pastaj do të shohim: nëse është ky vit, viti i ardhshëm ose vitin pas tij…”,
“Objektivi për klubin është të fitojë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht, të bëjmë më të mirën në Ligën e Kampionëve”.
Sulmuesi 33-vjeçar u pyet më pas për djalin e tij, Cristiano Jr.
“Ai është shumë konkurrues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Atij nuk i pëlqen të humbasë”.