Rita Ora ka treguar se ndonëse është rritur larg trojeve shqiptare ajo vazhdon të pëlqej kulturën dhe traditat shqiptare madje kohë pas kohe edhe t’i praktikoj ato, shkruan Onair
Së fundi shohim se këngëtarja ka kënduar e vallëzuar nën tingujt e muzikës së Shyhrete Behlulit e kjo gjë padyshim e ka bërë shumë të lumtur perlën e muzikës shqipe andaj edhe ka vendosur ta -publikoj këtë video në rrjetin social Instagram, ku këngëtarja shihet shumë në qef së bashku me shoqërinë e saj.
Kujtojmë se Rita Ora është njëra nga këngëtaret e cila ka dashuri të madhe për Kosovë e Shqipëri andaj nuk heziton kohë pas kohe që një gjë të tillë ta tregoj edhe hapur./Onair