“Prej se je në gyrbet moj motër, sa herë ulem në sofër me mall tanin me ta ni zanin, në asnjë gzim e asnjë mërzi asnjëherë s’qëllove ti” njëra nga këngët e cila bëri me lot në sy të gjithë ata që jetojnë larg vendlindjes.
Remzie Osmani dhe Lumnie Ramadani në bashkëpunim me XIXA MUSIC kanë publikuar këtë super projekt i cili është mirëpritur nga të gjithë madje ka arritur 1 milion klikime.
Ato kanë vendosur që të këndojnë projektin me titull “Kthehu motër”, një këngë e cila i dedikohet atyre që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.
Vërtetë një këngë që nuk duhet humbur./ONAIR