“Nuk po shkoj se m’ka marr malli, nuk po shkoj se kam dëshirë unë po shkoj për fmit e mi ndoshta gjej një jetë ma të mirë”, me këta rreshta kaq prekës Sefë Duraj ka vendosur të këndoj një këngë dedikuar gjithë atyre që kanë lënë vendin e tyre për të jetuar larg atdheut.
Sefë Duraj, emër i njohur i skenës muzikore, këngëtar që publiku e njeh dhe e dëgjon me ëndje. Ai sapo ka publikuar këngën me titull “Nje cope t’zemres ktu pe la” një baladë e cila pritet të kap shifra enorme në YouTube.
Është ekspert i krijimit të atmosferës së nxehtë, por edhe këngëtar baladash që janë dedikim për të dashuruarit dhe ata që ndoshta, e kanë humbur dashurinë, por kësaj radhe këngëtari i ka dedikuar këngë gjithë atyre që punojnë dhe veprojnë larg vendit të tyre.
“Nje cop t’zemres ktu pe la” tanimë ndodhet në kanalin zyrtar të këngëtarit.