Këngëtarja Zana Mustafa ka qenë e pranishme në xhirimet e Vitit të Ri te produksioni i njohur Ximi dhe ka vendosur që kësaj radhe të sjell një performancë të veçantë me titull “Valle kosovare”, shkruan OnAir
Këngëtarja e njohur Zana Mustafa listohet në mesin e këngëtareve të dashura shqiptare që arrijnë rekorde të klikimeve dhe është shumë e pranishme në ahengje të ndryshme familjare.
Performancën e saj me titull “Valle kosovare” e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Ximi në YouTube./OnAir