Shkurte Fejza listohet në mesin e këngëtarëve më të dashura shqiptare që arrin gjithmonë suksese të jashtëzakonshme me secilën paraqitje të saj, shkruan OnAir
Këngëtarja e njohur ka qenë e pranishme në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni Ardi madje ka vendosur që të sjell disa performanca të veçanta.
Kësaj radhe këngëtarja e njohur ka vendosur që të këndojë një projekt muzikor dedikuar heroit Zhuj Selmani.
Këngën e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Ardi në YouTube.
Rikujtojmë që ky produksion do vazhdojë të ju surprizojë me shumë projekte muzikore që do të listohen në mesin e emrave më të suksesshëm të këtij fundviti.
Edhe këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka vendosur që edhe këtë fundvit të tregohet aktive me lansimin e projekteve muzikore./OnAir