Para pak çastesh në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia në YouTube është publikuar projekti më i ri nga dyshja Motrat Maksuti të cilat kanë sjell projektin muzikor me titull “Me kismet”, shkruan OnAir
Jemi mësuar që nga dyshja e njohur gjithmonë të kemi hite të shumta muzikore madje këngëtaret e njohura gjithmonë arrijnë të publikojnë projekte me tematika të ndryshme.
Është e ditur tashmë që produksioni Vizioni Libonia gjithmonë arrin të bashkëpunojë me emra të njohur të muzikës popullore dhe projekte muzikore që prekin majat e suksesit.
Suksesin e njejtë pritet që ta ketë edhe kënga “Me kismet”./OnAir