Nuk është çudi që Motrat Mustafa gjithmonë të sjellin projekte muzikore të cilat për kohë rekord konsiderohen hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Para pak minutash është publikuar projekti më i ri i tyre me titull “Çika e nanës”, por kësaj radhe nuk këndojnë dy motrat por 8 Motrat Mustafa.
Padyshim që ky është një ndër dedikimet më të bukura kushtuar nënës. Teksti dhe muzika është realizuar nga kompozitori Ilir Berani.
Fabula e këngës flet për sakrificat e shumta që nëna bën për fëmijët e saj, kësaj radhe Motrat Mustafa kanë rrëfyer historinë e nënës së tyre e cila ka arritur që me shumë sakrifica t’I rrisë 8 vajzat dhe 2 djemtë e saj.
Në klipin e këngës që pritet të listohet në mesin e projekteve më të dashura shqiptare keni mundësinë të shikoni dhe dëgjoni ninullën e nënës së Motrave Mustafa./OnAir