Ndonëse është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Pirro Çako gjithnjë ka dashur të mbajë mjaft private jetën e tij personale, shkruan OnAir.
Pavarësisht kësaj, duket se lajmet e mira nuk mund të mbahen sekret për një kohë të gjatë.
Ditën e sotme është mësuar se kantautori i njohur është bërë baba për të dytën herë para disa javësh. Fëmija është i gjinisë mashkull dhe quhet Amadeus, emër ky i zgjedhur nga partnerja e tij.
Amadeus tashmë do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t. Kujtojmë se Anthony është djali që Pirro Çako ka nga martesa e tij me sopranon e njohur Inva Mula.