Majk është aktualisht një nga reperët më të ssuksesshëm të skenës muzikore shqiptare, shkruan OnAir.
Ai numëron vite të shumta karriere si dhe një numër mjaft të madh këngësh në repertorin e tij. Gjatë intervistës së tij në emisionin “E diela vlen”, Majk veçoi këngën “Nuk dorëzohna” si këngën e tij më të preferuar.
Ai u shpreh se këtë këngë e veçon për shkak të mesazhit që përcjell që është i vlefshëm për të gjithë personat. Gjithashtu reperi shprehet se për të shkruar këtë këngë është frymëzuar nga historia e jetës së tij.