Oxygen është formati televiziv i cili i ka rezistuar më së shumti kohës dhe ka arritur të jetë shumë i shikuar për vite të tëra. Autori dhe moderatori i këtij formati televiziv, Besim Dina tashmë ka nisur sezonin e ri të këtij formati televiziv.
Këtë javë e ftuar në formatin televiziv që ka vite që thyen rekorde të shikueshmërisë do të jenë Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi.
Ata do të tregojnë detaje të librit të tyre me titull “Fëmijët martirë të Kosovës”./
Këtë të shtunë duke nisur nga ora 20:45 në ekranin e Klan Kosova./OnAir