Njihet si një ndër emrat më të suksesshëm të estradës, por Noizy jo gjithnjë ka jetuar në luks, shkruan OnAir.
Ai shpesh herë ka ndarë me publikun momente dhe histori nga jetesa e vështirë që ka pasur në Angli. Së fundmi në Instagramin e tij, reperi na bëri të gjithëve nostalgjik duke shpërndarë një fotografi të tijën në moshën 15 vjeçare. Ai tregoi se ajo ishte hera e parë kur ai kishte parë një makinë të tipit “Ferrari”.
Kujtojmë se tashmë Noizy përveçse një karrierë të suksesshme në muzikë, gjithashtu ka edhe një karrierë po aq të mirë edhe në biznes.
View this post on Instagram