Ky 20 vjeçar konsiderohet nga mediat nordike si e ardhmja e mesfushës, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë për Kreshnik Krasniqin. Ai ka nënshkruar kontratë me ekipin norvegjez “Stromsgodset” deri në vitin 2022 duke u bërë kështu futbollisti më i ri që debuton në ligën norvegjeze. Në një lidhje me “RTV Dukagjini” ai tregon se ka patur oferta edhe nga klube të tjera europiane, por në klubin ku ndodhet tani është ndjerë akoma edhe më i vlerësuar.
Krasniqi shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi të jetë pjesë e kombëtares Kosovare dhe ta prezantojë sa më mirë atë në futbollin ndërkombëtar.