Samed Kadrolli, i njohur ndryshe si SAMM është kthyer kohët e fundit në një sensacion në rrjetet sociale, shkruan OnAir.
Kjo gjë ndodhi pasi ai publikoi një video të një freestyle të tij.
Samedi, ndonëse vetëm 10 vjeç ka tashmë 3 vite që merret me muzikë. Ai gjithashtu duket se i ka mjaft të qarta aspiratat për të ardhmen e tij.
Ai tregon se është duke punuar për projekte të reja. Gjithashtu në të ardhmen ai do të dëshironte një bashkëpunim me dy reperët e tij të preferuar Getoarin dhe Mozzikun.
Intervistën e tij të plotë në emisionin “Studio A” mund ta ndiqni në videon më poshtë: