Gëzime Krasniqi kurorizoi dashurinë e saj me martesë me djalin e vetëm të këngëtares së njohur Remzie Osmani. Ajo u bë e njohur dhe pjesë e mediave rozë që nga lidhja me Hamzën.
Dasma madhështore që bëri familja për djalin hasret u komentua aq shumë nga të gjithë. Familja Hamzaj ndau vazhdimisht përmes rrjeteve sociale të gjitha momentet nga dasma.
Kjo dasmë i bashkoi edhe shumë fytyra publike në një vend, të cilat nuk kaluan pa vëmendje.
E për shkak të famës që mori nga kjo dasmë Gëzimja u komentua edhe pas dasmës për të gjitha aktivitetet e saj.
Si duket ajo ka raporte shumë të mira me vjehrren e saj Remzien.
Kjo e fundit ka postuar një video në Instagram ku e quan Gëzimen me emrin përkëdhelës “nuse-nuse”.