I ftuar në programin “E diela vlen” këtë puntatë ishte një ndër reperat më të dashur të estradës, Lyrical Son. Ai është aktiv në skenë prej pak më shumë se një dekadë dhe numëron hite të shumta të pëlqyera nga një pjesë e konsiderueshme e publikut që e ndjek.
Në këtë intervistë ai ndau me shikuesit një anë tjetër të tij duke treguar fakte të ndryshme rreth të shkuarës së tij. Një rol mjaft të rëndësishëm luajtën edhe femrat më të rëndësishme në jetën e tij, të cilat nëpërmjet video mesazheve treguan ndodhi të ndryshme te reperit, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri më vonë.
Kjo ishte një surprizë mjaft e këndshme jo vetëm për publikun, por edhe për vet Lyrical Son, i cili dukej mjaft i emocionuar.
Për më shumë ndiqni videon: