Një perlë e muzikës popullore padyshim që është këngëtarja Shkurte Fejza e këtë gjë e thonë i gjithë populli, shkruan OnAIR
Shkurte Fejza javën që lam pas ka martuar vajzën e saj këngëtaren shumë të dashur për të gjithë Gresën. Një kanagjegj e dasëm e cila mori jehonë të madhe mediale.
Në një intervistë për OnAIR Shkurte Fejza ka zbuluar se ajo ka Gresën krah të djathtë si në muzikë ashtu edhe në jetën personale, madje kërkon kohë pas kohe edhe këshilla e sygjerime prej saj.
Kujtojmë se pas dasmës Gresa Behluli në bashkëpunim me Shkurte Fejzën publikuan këngën dedikuar nënës dhe vajzës, këngë kjo e cila ka përcjellë emocione të shumta tek të gjithë fansat e këngëtareve.
Më poshtë keni mundësi të shihni intervistën e plotë me këngëtaren Shkurte Fejza dhe këngën më të re nga nënë e bijë./OnAIR