Gjigantët italianë janë duke i ofruar Ivan Gazidisit një pagë më të lartë se sa arkëton te klubi londinez.
Ai ishte në krye të çdo transferimi të lojtarëve dhe tashmë po i ofrohet një pagë vjetore rreth tre milionë euro.
Skuadra e Serie A nuk do ta pres edhe shumë atë pasi që dëshiron që merr një përgjigje deri në mesin e muajit shtator.
Italianët me pronarë të rinj amerikanë, Elliott Management, janë të përgatitur që të lejojnë shefin e ri të riorganizojë klubin dhe ata e shohin të arsyeshme.
Arsenal shpreson që do të përjetojnë fitoren e parë pa trajnerin Arsene Wenger, i cili udhëhoqi klubin për 22 vjet gjersa në fundjavë do të takohet me West Ham Unitedin.