Merita Latifi, ndonëse e re në moshë njihet si një nga këngëtaret e reja më të talentuara të estradës, shkruan OnAir.
Ajo gjithashtu njihet edhe si fenomeni i karantinës pasi coveri i saj i këngës “Çka me ba” i publikuar pikërisht gjatë asaj kohe, mori një vëmëndje shumë të madhe.
Gjatë intervistës për emisionin “No Filt” ajo tregoi se prej kohësh është duke punuar për të sjellë projekte të reja. Midis tyre ajo veçoi një cover të një kënge mjaft të njohur për të cilën ajo dhe i gjithë ekipi i saj janë duke punuar me shumë përkushtim. Kjo është edhe arsyeja se përse Merita mendon se ky cover do ta kalojë edhe suksesin e “Çka me ba”.
Gjithashtu ajo zbuloi se janë në diskutime për një bashkëpunim me një personazh mjaft të njohur të estradës, emrin e të cilit e mbajti të fshehur.
Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: