Vjollca Selimi është shumë aktive në festat e fundvitit, këngëtarja gjatë kësaj periudhe prezanton projektet të reja në të cilat ka edhe bashkëpunime, shkruan Onair
Këngëtarja ndonëse nuk është shumë aktive në tregun muzikor gjatë vitit ajo është shumë aktive kur bëhet fjalë për rrjetet sociale. Vjollca ka publikuar një fotografi ku ka treguar se ajo po bëhet gati për xhirimet e Vitit të Ri 2019 të organizuara nga produksioni “Rrënjet tona”.
Këngëtarja edhe pse nuk ka zbuluar se çfarë do të publikoj në treg ajo ka treguar se si do të duket. E kjo fotografi tregon më shumë./Onair