Edona Llalloshi është një ndër këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare. Ajo nisi karrierën shumë vite më parë dhe për një kohë të gjatë ka qenë pjesë shumë aktive e skenës muzikore shqiptare.
Edona tani është më pak e pranishme në skenë, mirëpo është shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo mbrëmë ishte e ftuar në dasmën e dajlit të këngëtares Remzie Osmani. E veshur me një fustan shumë të bukur, Edona shkëlqen në vallëzimin e saj. Duke treguar kështu se ajo i ka shumë për zemër këto ahengje familjare.