Albina Kelmendi është një këngëtare me një vokal të jashtëzakonshëm, madje gjithmonë është cilësuar si një nga zërat më të veçantë në estradën shqiptare dhe me projekte muzikore që po prekin majat e suksesit, shkruan OnAir
Albina Kelmendi ka qenë gjithashtu pjesë e formatit kompetitiv THE VOICE ku edhe është konsideruar si një nga talentet që do mbahet mend gjatë.
Ndërsa ditë më parë ajo ka publikuar edhe projektin e saj më të ri me titull “Nuk e pranoj”, një këngë me një dedikim të veçantë kushtuar dashurisë që nuk pati fund të lumtur.
Teksti i kësaj këngë është shkruar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa kitarë Astrit Stafaj.
“Nuk e pranoj” menjëherë ka marrë komente pozitive dhe shpërndarje në rrjete sociale./OnAir
https://www.youtube.com/watch?v=8vLxScH17qQ