Një gjyqtar afrikan identifikohet si lehtë i korruptueshëm. Ai bindet që të sigurohet se një kualifikuese për Kampionat Botëror do të ketë së paku tri gola. Në përfundim të pjesës së parë, është ende 0-0 dhe gjyqtari fillon të nervozohet. Krosimi godet mbrojtësin në gju. Ai cakton një penalti për prekje të topit me dorë. Përkundër protestave të mëdha, penaltia konvertohet. Ndeshja përfundon me rezultat 2-1.
Një klub evropian fiton ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me një epërsi të lartë. Me kualifikimin tashmë të sigurt, është e aranzhuar që ata të pranojnë një gol në fund të ndeshjes kthyese. Me tri minuta të mbetura, mbrojtja e tyre “kapitullon”. Një top i gjatë shon në drejtim të sulmit, e një sulmues e godet me kokë para. Portieri vështirë se tenton ta ndalë goditjen.Manipuluesit aranzhojnë një grup lojtarësh anglezë të kategorisë së gjashtë që t’i bashkohen një klubi tjetër në një pjesë tjetër të bots. Oferta e pranuar pa ndonjë problem nga “lojtarët e rinj të klubit të ri”, skuadra më parë solide fillon rastësisht të pësojë humbje, dhe atë humbje të thella.Një portier i ri në Evropë shoqerohet nga një pasanik. Ai e merr atë në klube të natës, e fton me femra dhe i jep trajtimin e një superylli. Një borxh familjar së shpejti paguhet. Më vonë, ai kërkon prej tij që të pranojë një gol në një ndeshje miqësore. Kujt do t’i bënte dëm kjo? Më pas kjo shfrytzohet si dëshmi kundër portierit që të bëjë edhe më shumë gjëra të tilla të dëmshme në fushë.Ka mënyra të shumta për të fiksuar një ndeshje. Disa janë të thjeshta, të tjerat janë të sofistikuara dhe pak të besueshme. Por, kur bukuria e vërtetë e sportit është pa parashikueshmëria, si është e mundur të dëshmohet një sjellje e pazakontë në mes të një gabimi njerëzor apo diçka të qëllimshme? Si mund të kapen të gjitha rastet e mësipërm dhe personat e përfshirë?
Thjesht, ndjekni paratë.