Edon Kastrati, i njohur ndryshe me nofkën Lil Don është emri më i ri në muzikën hip-hop, shkruan OnAir.
Ai është një reper nga Gjilani i cili së fundmi ka arritur të depërtojë shumë fuqishëm në tregun muzikor.
Gjatë intervistës së tij më të fundit me “No Filt” ai tregon rreth fillimeve të karrierës së tij si dhe marrdhëniet që ka me kolegët. Teksa u ndal rreth projekteve që ka në plan të sjellë, ai paralajmëroi një bashkëpunim me një tjetër reper të njohur, Elinelin.
Lil Don gjithashtu ka rënë në sy për pamjen dhe stilin e tij duke bërë që të ketë një numër të konsiderueshëm fansesh femra. Për të shuar kureshtjen e tyre, reperi tregoi në këtë intervistë se aktualisht është single. Kjo gjë sipas tij do zgjasë deri në momentin e duhur.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: