Leonardo ka filluar fuqishëm aventurën e tij te Milani.
Pasi i solli trajnerit Gennaro Gattuso një mbrojtës dhe sulmues klasi, tani është duke punuar për një mesfushor.
Leonardo ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të shikuar mundësitë për mesfushorin e Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot.
Italiani në Paris do të takohet me PSG-në, por edhe me nënën e lojtarit, e cila është edhe agjente e tij.
Çmimi i Rabiot është rreth 30 milionë euro.
Për francezin gjatë këtij afati kalimtar kishte shfaqur interesim edhe Barcelona.