Këngëtari Meda është i njohur nga publiku për performancat e tij live, shkruan OnAir.
Këto performanca ai i zhvillon jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në shtete të tjera ku ka shqiptarë. Në intervistën e tij më të fundit në emisionin “Ndrrimi i natës” ai tregon se madje në një nga performancat e tij në Australi për pavarësinë e Kosovës është paguar me një shumë prej 30 mijë dollarë.
Përveç fitimeve monetare ai tregon se një tjetër arsye pse i vlerëson perfomancat jashtë është për faktin se mikpritja gjithnjë është shumë e madhe.