Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe për publikun si Gjon’s Tears, arriti të rrëmbejë zemrën e publikut europian me performancën e tij në “Eurovision”, shkruan OnAir.
Në këtë kompeticion ai përfaqësoi Zvicrën, shtetin në të cilin jeton dhe u rendit i treti. Gjithashtu edhe komentet e shumta pozitive për performancën dhe vokalin e tij nuk munguan.
Së fundmi ai u vlerësua edhe në një tjetër mënyrë mjaft të rëndësishme.
Këngëtari u ftua nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku dhe u takuan dhe u nderua nga ana e tij.
“Ti je një shqiptar i mirë, dua që të jesh një shembull edhe për djemtë dhe vajzat e tjerë”, u shpreh Veliaj.
Videon e takimit të tyre, Veliaj e ka shpërndarë edhe në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.