“Sa u pata gzu jo nuk muj me thanë kur e kam kuptu që po bahem nanë, me vllazën e motra u rrite o bir thash se mu plotësu secila dëshirë”, me këta rresha nisi kënga “Përhajr gjyshe”, nga bashkëpunimi në mes Shyhrete Behluli dhe Gold Ag, shkruan OnAir.
Ky projekt muzikor me tu publikuar ka arritur të pëlqehet nga një numer i madh i publikut, dhe dy ditë pas publikimit ka arritur afro 1 milion klikime.
Kënga ka një temë shumë të dashur, atë të dashurisë mes gjyshërve me nipat dhe mbesat e tyre, tekstin e të ciles e ka shkruajtur Arian Agushi (Gold Ag).
Rikujtojmë se dyshja në çdo bashkëpunim arrijnë të kapin tejet sukses.
Këngën të shoqëruar me videoklip e gjeni në videon e listuar më poshtë./OnAir