Mbrëmjen e djeshme raportohet nga “Klan Kosova” se Meriton Mjekiqi ish moderator dhe tashmë menaxher i disa artistëve, është arrestuar nga forcat e policisë. Gazetarët e këtij televizioni ndodheshin në vendgjarje në momentin e arrestimit dhe arritën të konfirmonin pikërisht këtë detaj.
Ndonëse nuk ka ende një deklaratë me një version zyrtar nga ana e policisë, dyshohet se arrestimi ka ndodhur pasi Meriton Mjekiqi është bërë pjesë e një gjuajtje me armë në një zonë të Prishtinës. Në momentin e arrestimit, ai ishte në shtëpinë e një familjari. Pas kamerave familjari i Meritonit deklaron se nuk kishte dijeni që Meritoni ishte një person në kërkim nga policia.
Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet eksluzive nga ky arrestim: