Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa duket se është duke shijuar momentet më të mira në karrierën e saj, shkruan OnAir.
Krahas performancës së fundit në krahë të Elton John, një nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës, ajo duket se po shijon suksesin e radhës. Së fundmi videoklipi zyrtar i këngës së saj “Don’t Start Now” ka arritur shifrën e 500 milion klikimeve në platformën “Youtube”.
Kjo është kënga e saj e 7 e cila e ka arritur këtë shifër.
Gjithashtu të shumta janë këngët e saj të tjera që kryesojnë klasifikime të shumta si edhe çmimet e rëndësishme që ajo ka marrë.
View this post on Instagram