Që të tria janë pjesë e show bizit kosovar, secila duke kënduar në zhanrin e tyre muzikor.
Teuta Selimi kohët e fundit, përveç në skenën muzikore është shumë aktive duke kënduar edhe në dasma e ahengje të ndryshme, në zhanrin e saj popullor të përzier me tallava.
Ndërsa, Gili ka stilin e saj të veçantë të kënduarit , që pëlqehet mjaft shumë tash e sa vite prej që është prezente në tregun muzikor.
E veçantë e kësaj treshe është reperja Filloreta Raçi apo e njohur me emrin e saj Fifi.
Edhe pse, nuk ka shumë kohë që ka depërtuar në skenën muzikore ka arritur të bëjë një numër të madh të publikut për vete.
E çuditshme do ishte t’i shihnim këto tri këngëtare së bashku me ndonjë bashkëpunim apo jo?
Të trija janë këngëtare shumë të dashura për skenën muzikore e gjithashtu edhe mikesha shumë të mira.