“Me ta fal dynjan edhe jeten tem mu m’duket shumë pak oh moj nana jem, e sa shumë ke hek e sa shumë ke vujt për çdo ditë m’ke thanë oj bijë zoti t’rujt”, me këta rreshta e nisi këngën e saj këngëtarja e mirënjohur Leta e cila titullohet “Nëna ime”, shkruan OnAir.
Tematika e këngës është shumë e veçantë, andaj edhe si e tillë vlerësohet nga publiku, mirpo interpretimi i këngëtares e cila këndon me shumë dashuri e bënë edhe më të veçantë.
Që ky projekt të realizohet këngëtarja ka bashkëpunuar me tekst dhe muzikë të punuar nga Kreshnik Avdiu, orkestrim Ardian Kastrati, ndërsa për videoklipin i cili përshtatet shumë mirë me këngën është përkujdesur MProduction.
Ky projekt ka arritur të kap mbi 2 milionë klikime.
Për të dëgjuar, klikoni në videon e listuar më poshtë./OnAir