Shqipe Krivenjeva para pak kohësh ka sjellur në industrinë e muzikës këngën “Nana jem mirupafshim në tjetrën verë”, shkruan OnAir.
Kjo këngë e cila tematikën e ka shumë të ndjeshme, ka arritur të pëlqehet nga të gjithë.
Madje ka arritur gjysmë milion klikime.
Fillimisht këtë këngë e ka kënduar Butrint Rashiti, por edhe në versionin e Shqipes kjo këngë është pëlqyer nga e gjithë audienca.
Për riorkestrimin e kësaj këngë është përkujdesur Agon Neziri.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, dëgjojeni tani duke klikuar në videon e listuar më poshtë./OnAir